Nuk më mjafton të ndjehem mirë,
Nuk më mjafton vetja ime,
Nuk më mjafton dielli dhe hëna dhe yjet
Së bashku, të gjithë! ...të ndjehem mirë,
Nuk më mjafton e dashura ime,
Nuk më mjafton buka dhe uji Kurrë,
Nuk më mjafton Shkretëtira dhe mali me gurë. Kurrë!
Nuk ndjehem mirë më shumë se një çast, Prandaj në kërkim të... çë?
Se, Iki por nuk largohem!
Pas, nuk e lë lakminë.
Pas, nuk e lë dhunën.
Pas, nuk e lë urrejtjen.
Pas, nuk e lë ndarjen e shpirtit
Me trupin
Dhe,
Më pak se gjithçka që kam në zotërim
Përdor mendimin tim.