Wednesday, August 24, 2016

Yjet më kërkojnë

Yjet më kërkojnë

Yjet më kërkojnë gjithë natën.
S'më gjejn,
Yjet më thërrasin gjithë ditën.
Nuk jam, Prandaj, me lot qajnë,
Qajnë dhe përpëlitin qepallat e djegura në maji,
Qajnë me habi,
Që mungoj,
Por nuk më shajnë!
Besojnë tek unë dhe presin të dal
Nga humbja
Ku rashë,
Si njeriu që bie në gjumë të thellë,
Në mbarim të turnit të tretë.
Turn përsëritës nuk ka në jetë.
Ne vijmë dhe përzëmë të tjerët.
Të tjerët vijnë na përzënë ne,
Përgjysmë na i lënë dashuritë,
Duke marrë e duke shtuar
Gjithmonë,
Urrejtjen tonë të trashëguar, të mbartur
Dhe sërish,
Përsëri, të rikrijuar!
S'kuptoj, nga ikja në ikje,
Me të shtyrë,
Pse rrojnë e shrohen mëritë tona,
Pa pushim,
Pse duhet të -vdesin dashuritë e mia,
Pa vdekur përgjithnjë
Trupi im!...