Lakmia
Asgjë s'më trishton më shumë se lakmia,
Që regëtin Brenda vetes sime,
Lakmi e zemrës, lakmi e syve!
Mendja, e sfilitur nga lodhja e pajtimit
Për mirëkuptim
Mes trupit e shpirtit,
Kërkon e pamposhtur prapë, gjithsesi,
Të më kënaqë të tërin,
Me ç'gjendet, pa rrëmbyer asgjë nga të tjerët, Përreth, Pa fyer e pa përulur
Mendimi pajtues kalëron instinktet e mia
Të mposhtura
Dhe këndon: "Kjo, vetëm kjo, i dashur,
Është lumturi!...