Tuesday, August 23, 2016

Gjithmonë tjetër

Gjithmonë tjetër
Nuk jam i njëjti njeri,
Në rrjedhën e gjakut tënd kur hyj
Dhe dal
Dhe vij,
Për të hyrë përsëri!
Një, i njëllojti përherë,
I lëmuar, i lëpirë a brutal,
Si gota e dhjetë me verë,
Dashurinë e bën për të vjelle...?
Më fal!
E dashur, nesër,
Do më kesh,
Me të njëjtin emër,
Gjithmonë
Tjetër!