Një mace më puthi
Një mace, si nga retë kërceu.
Shkau në supin tim,
Kafshoi buzët e mia
Dhe faqen,
Pastaj më puthi në sy.
Pak më vonë
Më hyri-në gjoks, me shije u lëpi,
Por befas më gërrici egër,
Më gjakosi,
Brenda në zemër...
Zemra më dhemb tani,
E ndoshta më shumë do më dhemb
Nesër!