Tuesday, August 23, 2016

E humba


E humba të dashurën
Në hamendje të shpifur e humba të dashurën,
E humba dhe mbeta vetëm, këtu,
Në këllirën e shpifjes,
Në mes të lakmisë,
Në mes të miqve që shesin e blejnë
Veten, fëmijët, miqësinë.
Në hamendje të frikshme e humba të dashurën...
Si vrim' e zezë në qiell të largët,
Humbja e saj përpiu rrufeshëm
Kohën, qëllimin, fillimin dhe vendin E jetës.
Në hamendje të ligë, një çast vetëtimë,
E humba shpirtin,
Kur humba dashurinë...