Monday, August 22, 2016

Kur hesht

Kur hesht

Kur hesht pa ikur,
Kur pres pa ardhur,
Jam pa kohë!
Kur dëshiroj pa u munduar,
Kur dashuroj pa hiç vepruar,
Jam pa kohë!
Kur nuk e vuaj mirë durimin,
Kur nuk e sjell unë vetë kthimin,
Jam pa kohë!
Pa kohë janë të vdekurit!
E dashur, erdha të të gjej,
Kështu dhe vdekjen mos e gënjej!