Një ëndërr e bukur vazhdon në çdo kthim .
Se më pret diku një shpirt i hapur,
Që nuk i sosen kurrë fshehtësitë.
Njohja është dielli i shpirtit tim,
Prandaj, si në det të mistershëm,
Në dashuri,
Zhytem me gëzim!
Zhytem për të ikur.
Iki për t'u kthyer!