Si në rreth
Ikja ime nuk është kurrë pa kthim!
Si në rreth,
Bëj ikje të mbyllur,
Prandaj, për t'u parë sërish, e dashur,
Të duhet vetëm durim.
Ikje në rreth të mbyllur bën trupi,
Dhe mendja
Dhe ndjenja
Dhe shpirti.
Të gjithë ikim në rrethin e mëparshëm,
Të vjetruar,
Ku shijojmë të njëjtin gëzim
Të dikurshëm,
Të ricikluar!