Këtu më njeh vdekja ime
Unë s'mund të mos iki!
Këtu,
Nuk mund të rri, se më njeh
E më gjen lehtësisht
Vdekja ime.
Këtu,
Më gjen lehtësisht e dashura ime...
Humbje-fitoret e lehta, për mua,
Jane
Të mërzitshme!
E di,
Duke ikur nuk fshihem vërtet,
Por ikja është lojë,
Dhe loja është jetë!