Vetmi e kërkuar
Tani do pushoj me detyrim!
Vullneti dhe dëshira për veprim u bënë
IKJE nga puna.
U bënë IKJE nga lodhja
E tepërt, nga e tepërta,
Që armik të bën me gjithçka!
Tani do pushoj me detyrim!
Dëshira dhe vullneti duan një buzëqeshje,
Por unë jam Vetëm.
Dëshira dhe vullneti duan një përkëdhelje,
Por unë jam Vetëm.
Unë desha vetë që të jem Vetëm!
Në vetmi, malli bëhet diell i pranverës
Së shpirtit të mirë.
Si lulet e mollës,
I çel natyrshëm buzëqeshjet,... dhe fjalët,
E dashurisë.
E dua shumë të dashurën, prandaj e lash
Vetëm.
E dua shumë dashurinë, prandaj, Nganjëherë rri Vetëm.
Rri Vetëm që mos ta teproj me të puthuta
Rri Vetëm që mos ta teproj me përkëdhelje.
Nga e tepërta, po s'ika unë i pari,
Ikën e dashura.
Po s'ikëm ne, nga Teprimi,
Ikën dashuria!