Monday, August 22, 2016

Egoiste...

Unë nuk mund të jem i lumtur kur ndryshoj vetëm për të kënaqur egoizmin tënd.E nuk mund të ndjehem i lumtur kur më kritikon se nuk mendoj njëlloj si ti e qe nuk shikoj njëlloj si ti. Më quan rebel , e di, por sa herë që kam kundërshtuar bindjet e tua ti je revoltuar nga të miat. Unë nuk kërkoj të brumos mendjen tënde, E di që ti lufton të tregohesh ajo që je. Dhe nuk mund të lejoj ty të më thuash si duhet te jem qe te jem i lumtur.Sepse luftoj që të jem unë.