E dashura ime nuk ikën kurrë
Prandaj,
Nuk mund të vijë!
Kush dashurinë e bën krejtësisht
Vetëm me trupin e saj,
Vetëm me trupin e tij,
Eshtë shpesh i lodhur,
Shpesh i mërzitur,
Krejt i munguar, gjithmonë!
E dashura ime ndizet në mendjen time
Si drita në çastin e parë të krijimit
Dritë që s'fiket pa humbur,
Të dy,
Pavdekësinë e shijes së mendimit!