Monday, August 22, 2016

Dashuri, frike dhe shprese...

Çdo rrugë është vetëm njëri nga drejtimet ndermjet milionave rrugeve të mundshme.Prandaj duhet të kemi parasysh qe nje rruge eshte vetem një drejtim. Nëse ndjeni që nuk duhet ta ndiqni,nuk jeni të detyruar ta bëni. Çdo rrugë është vetëm një drejtim. Nuk ka pse të turpëroheni para vetes ose të tjerëve po ta lini atë rruge), nëse kështu jua këshillon zemra. Por vendimin për të vazhduar këtë rruge, ose për ta lenë atë nuk duhet ta merrni të nxitur nga frika ose ambicja. Kini parasysh, studiojeni çdo anë me shumë vemendje dhe me qetësi. Provojeni ta përshkoni aq herë sa e shihni të nevojshme, pastaj bëjini një pyetje vetes suaj, vetëm vetes suaj. Kjo rrugë, a ka dashuri? Të gjitha rruget janë njelloj.Nuk të çojnë në asnjë vend. Ka rrugë të cilat kalojnë nëpër pyll ose anash tij. A ka dashuri kjo rrugë? Është e vetmja pyetje që ia vlen t'i përgjigjesh. Nëse aty ka dashuri, atëherë është një rrugë e mirë. Nëse nuk ka, duhet lënë.Por duhet te dime qe dashuria ne kete rruge duhet te kete dy kushte : " Shprese dhe frike ". Pa keto te dyja dashuria nuk ka kuptim, ajo eshte bosh dhe thjesht do ngelet nje pretendim ne ajer.!