Me yjet komunikoj me shpejtësinë e dritës.
Në mallin për çastin e parë të krijimit,
Në mallin për njëri-tjetrin që ikën,
Në mallin për mua që më dinë, por nuk më njohin,
Përmblidhet trishtimi i tyre drithërues,
Me imazhin e lodhur, mashtrues,
Të jetës,
Që vjen tek unë si dritë e vërtetë,
Pas vdekjes së tyre.